Trafiku i rënduar në shumë akse rrugore në Tiranë e bëjnë pritjen në semafor të padurueshme. Nga ky shkak shoferët nuk tolerojnë asnjë sekondë por sapo semafori bëhet jeshil menjëherë nisin tu bien borive për të shkundur nga gjumi ata të rradhëve të para që hutohen nga celularët. E gjithë kjo larmi tingujsh me bori “kot nasi kot” ka shtyrë Bashkinë e Tiranës ta shohë me prioritet këtë ndotje akustike.
Kryebashkiaku Erion Veliaj në një postim në Facebook bëri të ditur se falë teknologjisë Tirana do të jetë i pari kryeqytet në botë që do të instalojë në kryqëzime semaforë inteligjentë të cilët do ti japin zgjidhje problemit.
Semaforët e rinj do të jenë të pajisura me bori makinash të cila do nisin të bien sapo del drita jeshile. Tingujt e tyre do bien tek e tek ose me breshëri sipas trafikut dhe nuk do pushojnë deri në momentin që do të dalë sërish drita e kuqe. Por risia nuk mbaron këtu.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj shpjegoi se këta semaforë do jenë të pajisur edhe me sensorë “High-Tech-Pjeshk” të cilët aktivizojnë boritë edhe kur kalojnë në semafor femra nga ato “jeta e funit”.
“Asgjë nuk do ti lihet në dorë shoferëve. Ata le të shohin rehat celularët dhe të chatojnë në Insta dhe Snap. Për tu rënë borive mendojnë semaforët inteligjentë” shkruhej nga kryebashkiaku Veliaj.