Mbledhja e taksave nga bizneset dhe arkëtimi i detyrimeve nga qytetarët mbetet sfidë e cdo bashkie. Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë një takimi me banorët e një lagjeje në Tiranë është shprehur se qytetarët e duan rregullin dhe funksionimin e pushtetit lokal por nuk ua ka qejfi të paguajnë taksat.
“As unë nuk kam qejf taksat por i paguaj nga halli. Dhe kur i paguaj unë do ti paguani edhe ju sepse i shërbejnë përmirësimit të shërbimeve që ne ofrojmë. Ndaj kemi pregatitur një projekt pilot në bashkëpunim me kopshtet dhe çerdhet i cili mendohet të jetë efikas në mbledhjen e detyrimeve”u tha Veliaj banorëve dhe nisi tu shpjegojë atyre sesi do funksionojë projekti i ri.
Projekti bazohet mbi sloganin “Paguaje që ta kesh” dhe konsiston në bashkëpunimin e njësive bashkiake me kopshtet dhe çerdhet e tyre që mbajnë fëmijët gjatë ditës.
Prindi ose gjyshi para se të marrë fëmijën duhet të paraqesë kuponin tatimor që ka paguar energjinë elektrike, ujin apo detyrime të tjera. Nëse nuk ke paguar atëherë nuk mund ta kesh fëmijën.
Në çdo çerdhe dhe kopësht do të ketë arkë të veçantë për të kryer pagesat. Ata që i lënë fëmijët aty dhe kthehen të nesërmen, përveç taksave do të paguajnë edhe 100 lek për parkimin e fëmijës brenda ambjentit të çerdhes apo kopshtit.
Sapo të kryhet pagesa, fëmijës i vihet një vulë si tatuazh tek doçka e vogël e cila vërteton shlyerjen e detyrimeve. Vetëm atëherë prindi ose gjyshi mund të marrë fëmijën përkatës. Vulat do të kenë numrin serial të kuponit tatimor dhe mund ti rezistojë ujit dhe sapunit për 30 ditë, dmth deri në datën e pagesës së ardhshme.
Kryeministri Rama ka deklaruar se do ta mbështesë pa hezitim nismën e Bashkisë pasi kjo krijon mundësi për hapjen e 300 mijë vende pune.
Ministri i Punëve të Brendshme Sander Lleshaj ka konfirmuar se po punohet për ngritjen e një task-force me policë rrugore për të kontrolluar fëmijët nëpër rrugë nëse janë vulosur apo jo.