Në kohën kur opozita shqiptare u rikthye e bashkuar në sallën e parlamentit për ta dërmuar qeverinë Rama, deputeti demokrat Gështenja u këput si fik në mes të parlamentit.
Në fillim u mendua se Gështenjës po i bëhej atentat në kohën që opozita i hidhte akuza qeverisë për abuzime fislake por deputeti demokrat kishte probleme me hernien diskale.
Menjëherë deputeti u dërgua me ambulancë për të marrë ndihmën e mjekut por ky gjest nuk kaloi pa u vënë re nga kreu i vetëngujuar i opozitës, Sali Berisha i cili menjëherë pas seancës ka mbledhur grupin e tij parlamentar në një takim kokë më kokë me videokonferencë.
Që në fillim, Berisha bëri të ditur se si ish doktor, në kushte të tjera do ishte i interesuar për gjendjen e pacientit. Por si lider i opozitës, Berisha deklaroi se është krejt e paimagjinueshme që një deputet demokrat, të ketë hernie, sëmundje të cilën e ka kreu i regjimit diktatorial, vetë Edi Rama.
“Më mirë ti binte damllaja se sa t’kputej si pras Kashari nga e njëjta smundje si Edvini” tha Berisha duke shtuar se fakti që deputeti i opozitës u transportua me ambulancë e narkoshtetit dhe po trajtohet në spital publik e rëndon akoma më keq situatën.
“Si mund ti kërkojmë hesap atij palloshit Ilir Beqjes për abuzimet spitalore kur deputeti jon shkon e kurohet në spitalet e Beqjes?! Akoma nuk kam informacion të sigurt, por infermjeri dixhital m’thot se deputetin tonë e kanë shtru te krevati ku ka qenë shtri ai dymetroshi i Sorosit.” – u bëri të ditur Berisha grupit parlamentar.
Më tej, kreu i opozitës dha porosi të vecantë që deputeti Gështenja pasi të dalë nga spitali ti nënshtrohet një kontrolli të imët pasi bashkë me ilacet mund ti kenë futur në trup aparate përgjuese me qëllim që Rama të dekonspirojë planet dhe strategjinë e opozitës për të përmbysur regjimin edvinian.
Nga ana tjetër, Berisha dha udhëzime të qarta që cdo deputet i opozitës duhet të gëzojë shëndet të plotë, në mos nga mendja, të paktën nga trupi.
“Un jam mendja, ju jeni trupi. Dhe mendja e shëndoshë, në trup të shëndoshë” u tha Berisha deputetëve demokratë duke urdhëruar që urgjentisht duhet të fillonin përgatitje fizike që të ishin në formën e duhur për ti thyer turinjtë qeverisë së narkoshtetit.
Në mbyllje të takimit, Berisha bëri të qartë që nuk donte në grupin parlamentar, deputetë barderra por të gjithë të ishin fibër si Van Dami ose si Flamur Noka. Për këtë gjë, Berisha kërkoi bindje të plotë të padiskutueshme dhe kjo e fundit nuk duhej ngatërruar me mosbindjen civile.