Pyetje kurioze dhe Përgjigje serioze

  • Çfarë është Qeveria.org?

Qeveria.org është një faqe interneti që publikon artikuj satirikë duke parodizuar zhvillimet e politikës shqiptare dhe ngjarje të ndryshme nga vendi dhe bota. Domaini www.qeveria.org nuk është në posedim apo në përdorim të institucioneve shtetërore. Artikujt që publikohen nga kjo faqe mund të frymëzohen nga ngjarje aktuale apo të përmendin personazhe publik apo zyrtarë të administratës shtetërore, por të gjitha këto nuk duhet të merren si të vërteta apo të citohen burime si zyrtare. ( ju kujtojmë që faqja zyrtare e qeverisë shqiptare është www.kryeministria.al )

  • Po nëse unë lexoj emrin e plakut tim në shkrimet tuaja?

Personazhet e përmenduar në artikuj, mbajnë emra të rremë, me përjashtim të rasteve kur parodizohen figurat publike dhe politike, të cilëve u referohemi duke përmendur emrat e tyre të vërtetë. Çdo ngjashmëri tjetër emrash apo ngjarjesh është thjesht rastësi shterpe nga fantazia pjellore e humorit.

  • A mund ta vë në gjumë fëmiun tim duke i lexuar ca gjojna nga faqja juaj?

Shkrimet tona nuk janë të përshtatshme për lexuesit nën moshën 18 vjeç, pasi mezi i kuptojnë ata që janë 38 vjeç. Por gjithsesi, tentojeni dhe na thoni nëse funksionoi.