Bordi i Monitorimit ka rritur sërisht çmimin e naftës dhe kjo ka bërë që të shpërthejnë një sërë reagimesh. Sidomos nga ata që e ndjejnë në palcë këto rritje.

I pari që shprehu shqetësimin ishtë një deputet i mazhorancës, shumë kritik me Qeverinë në të cilën dikur ka mbajtur postin e zv/Kryeministrit. Ai i bëri thirrje bordit që të mos e shihnin bursën vetëm kur rritej çmimi, por edhe kur ulej.

Gjithashtu akuza ka pasur edhe nga Opozita e cila ka akuzuar bordin e monitorimit se ata ja kishin bërë naftën naftës, duke bërë marrëveshje në tavolinë, duke vendosur çmime nafte në favor të tregtarëve të hidrokarbureve. Por pas kësaj akuze reagoi menjëherë edhe një anëtar i bordit, i cili sqaroi se “Ne nuk vendosim çmime në tavolinë, për arsyen e thjeshtë se nuk kemi tavolinë dhe madje nuk kemi as karrige”.

Edhe pse nuk ishte në kompetencën e tyre, Bordi i Monitorimit iu është përgjigjur edhe ankesës nga shumë qytetarë, të cilët i kërkonin Qeverisë të ndërhynte ndaj rritjes së jashtëzakonshme të temperaturave.

Bordi deklaroi se nuk mund të ndërhyjë tek rritja e temperaturave, pasi ato nuk kanë ardhur si rrjedhojë e luftës në Ukrainë, por për shkak të zgjedhjes së presidentit. Bordi njoftoi qytetarët se tani që u mësua emri i Presidentit të ri, vlerat e temperaturave në të gjitha qytetet e vendit do të pësojnë një rënie të ndjeshme, sa hap e mbyll sytë (me kusht që sytë të hapen e të mbyllen ngadalë).

By Ormonjola Tallazi

Ormonjola Tallazi është gazetarja më në zë, të cilë nuk i ndihet zëri, madje nuk i ndihet as puna. Por e njeh mirë fushën e saj që në kohën kur bënte reportazhe fushave. Njihet për reputacion të patundur, vec rasteve kur e tund shefi.