Sali Berisha

Sali Berisha ka lindur më 1 Korrik 1944 në fshatin Vicidol në sallën “Gliozheni” të kullës së Berishajve.

Babai i tij Ram Berisha mes punëve të shumta, e la pas dore regjistrimin e të birit në gjendjen civile dhe e shtyu për më vonë. Andej nga Shtatori, Ram Berisha i hypën furgonit për të shkuar në Tropojë por shoferi ngaqë nuk kishte kryer kolaudimin kishte frikë ti binte nga rruga kryesore dhe i ra pak si gjatë.

Për shkak të protestës së kuksianëve për një takse rruga ishte bllokuar e kështu duke ecur rrugë pa rrugë, pas një muaji mbërritën në Kavajë. Pa humbur kohë Ram Berisha regjistroi të birin në datën e mbërritjes 15 Tetor 1944 në qytetin e Kavajës, e cila shumë vite më vonë do të ishte edhe zona elektorale e deputetit të ardhshëm.

Që në voglinë e tij Saliu njihej si një femijë që rrinte shumë para televizorit ose pranë kioskave ku shiteshin gazeta. Sic u mor vesh më vonë, Berisha i vogël nuk shihte asgjë tjetër në televizor përvec edicioneve informative. Kuptohet që ai nuk i besonte të gjitha përrallat kamuniste që dëgjonte por informacioni i përditshem ishte mëse i nevojshëm për brumosjen e politikanit që po zgjohej brenda tij. Lodrat e tija të preferuara ishin kamionët dhe rëra me të cilën ai ndërtonte vetëm tunele dhe shembte mbikalime.

Në moshën 5 vjecare ishte iniciatori i vetëm i nismës “Lagjia ime në Moshën e Internetit” por bashkohësit e tij, duke mos ditur se cfare ishte interneti, e ngatërruan me Internacionalen.

Shpesh Berisha i vogël rrinte i vetmuar dhe qante pa shkak. Ose më mirë le te themi se askush nuk u kuptonte shkakun. Sic do te ndodhte më vone, Shqiperia ishte shitur per dy lek (pa t.v.sh.) dhe pa tender nga Ahmet Zogu i Zi,  do te pushtohej nga fashistet gri, me vone nga nazistet e zinj dhe ne fund fare socialistet e kuq, nje situate te cilen Berisha i vogel ishte i vetmi qe e kishte parandjere.

Adoloshenca e gjeti mes halleve te popullit tone shqiptar dhe si njeri mjaft i ndjeshëm ai u përfshi shumë shpejt në aktivet e grupeve rinore komuniste reformatore demokrate antifashiste për integrim.

Pa kaluar shumë kohë rreth tij filluan të mblidheshin mjaft simpatizantë, ish-pronare tokash, dhe njerëz të thjeshtë të popullit të cilët shihnin tek ai liderrin e ardhshëm.

Në ato vite te pushtimit italjon u miqësua me menaxherin e marketingut të librarisë Flora, djaloshin Enver Hoxha, të cilin e kishte njohur në Paris. Të dy ata kishin të njëjtat aspirata madje edhe të njëjtet aspiratore. Karakteri i hekurt i Berishes dhe personaliteti si beton i Enverit bene qe miqesia e tyre forcohej si beton-arme.

Ndersa mendonin se cfare te benin per te kaluar kohen, të dyve së bashku u polli mendja për krijimin e një grupimi politik, te cilet ne ate kohe ishin mjaft ne mode. Dhe kështu, me nismën e dy ortakëve, Enver Hoxha dhe Sali Berisha, pasi dorëzuan dokumentacionin e nevojshëm në kuesturë, u themelua firma “Partia Komuniste e Reformave Demokratike” shpk.

Aktiviteti kryesor ishin organizimi i jetes se nates, karaoke, party per rinine, kokteile dhe mbremje mature. Gjate javes behej shperndarja e broshurave te promocionit qe ne gjuhen e popullit quheshin trakte kamuniste.

Puna ecte mire, xhiro bereqavers dhe grupi i fansave ne Facebook te Partise Komuniste Shqiptare arriti 300.000 anëtarë, nga 300 petrita lule që kishte ne fillim.

Kriza financiare ose ndryshe “lufta me Gjermanine dhe Italine” per pak desh ua la biznesin pergjysem. Por si cuna te shkathet, Saliu dhe Enveri pasi bene nje kerkese me shkrim, e kthyen licensen e biznesit nga “firme shpk” ne “ushtri nacional-clirimtare”.  Tashme ata kishin te drejta ekskluzive te aktivitetit ne te gjithe Shqiperine.

Gjatë luftës, togeri i xhenjos Enver Hoxha per te mos u ekspozuar ushtroi detyren e presidentit dhe mbante pseudonimin “Tarrasi” dhe ishte i vetmi per te rras batuta (ndonjehere te rraste edhe plumbin) ndersa komandant Berisha njihej me pseudonimin “Kryeministri” ngaqe ne te shumten e kohen kryeministronte luften dhe për trimërinë dhe vetmohimin e treguar ndër beteja ju dha grada madhore “Prof-Dr-Gjeneral-Kolonel”, të cilën Sali Berisha e refuzoi në mënyrë të parevokueshme.

Lufta ishte e ashpër, luftohej votë për votë, mandat për mandat. Më në fund në 28 Qershor 1944, përpjekjet non-stop të admiruesve të partisë bënë që lufta të kurorëzohej me fitoren e  thellë të koalicionit të 68 batalioneve të mazhorancës reformatore demokratike dhe kater ushtareve te LSI. Menjëherë lindi nevoja për krijimin e një qeverie e cila do të udhëhiqte vendin.

Togeri i xhenjos Enver Hoxha propozoi emrin e komandantit Berisha  për postin e kryeministrit ose të presidentit ose kryetarit të partisë. Por profesor-doktori i ardhshëm kishte plane të tjera dhe nuk i interesonte politika. Berisha kishte pasion mjekësinë, dhe nga ajo ditë ju përkushtua krijimit të një vaksine kundër Covid19.

Por ndërsa vitet kalonin, vendi vuante nën diktaturën e Enverit. Nuk ishte kjo Shqipëria për të cilën ai kishte luftuar, downloaduar dhe instaluar. Atëherë Saliu, i vuri vetes një qëllim, mizor por të drejtë: Të eliminonte ortakun e dikurshem, shokun e tij të luftës, Enver Tarras Hoxhën dhe të shpejtonte reformat e kërkuara nga BE.

Duke shfrytëzuar sëmundjen e diktatorit, doktor Berisha kërkoi të caktohej mjek i Enver Hoxhës. Duke qëndruar pranë Enverit, ai kishte mundësi ta eliminonte fizikisht dhe politikisht edhe pse kështu ai mund të shkelte betimin e Hipokratit. Por kur vjen puna për cështje me interes kombëtar, ai Hipokrati bën mirë të shohë punën e tij se ja bëjmë ftyrën si kpuca.

Gjithsesi dr.Berisha nuk arriti ta përfundonte misionin e tij fisnik pasi në prill të 1985, diktatori Enver Hoxha e kuptoi planin e tij djallëzor dhe ja bëri me hile, ai vdiq vetë. Berishës që kurrë nuk luante kumar dhe domino, i mbeti dopiogjashta në dorë.

Me vdekjen e diktatorit me autor vete Enverin, Sali Berisha shpresonte se udhëheqësi i ri i vendit, Ramiz Alia do të inkurajonte reformat në drejtësi, te ndertoheshin tunele, te shembeshin mbikalime dhe të hiqej regjimi i vizave me Maqedoninë. Atëherë i zhgënjyer ai vendosi të bëhej kryetar partie dhe më pas president, pastaj përsëri kryetar partie dhe më në fund kryeministër. Por aktivitetin e vjeter te jetes se nates, e beri realitet duke futur Shqiperine ne NATO.

Prof.dr. Sali Berisha flet mjaft mirë Frëngjisht, Anglisht, Berluskonisht, Amerikanisht, Gjiri-Lalzisht, Vertikalisht, Brukselisht , sigurisht NATO-isht.