Dita e sotme ka hyrë në histori pasi Komisioni Europian pasi vlerësoi arritjet e arritura rekomandoi Shqipërinë për hapjen e negociatave me BE.
Sic pritej dhe dihej Kryeministri Rama ka dalë llajv para gazetarëve për të thënë dicka më shumë nga sa ishte thënë e stërthënë nga të gjithë zyrtarët apo ministrat sapo u mor vesh lajmi i bujshëm. I emocionuar në kulm si ai djaloshi që gjen parking bosh në Bllok para lokalit ku do ulet për kafe, Rama falenderoi të gjithë për këtë ditë të shënuar.
“Më në fund realizova një ëndërr timen për të cilën kisha rezervuar një sirtar të vecantë. Kjo ditë do shënohet me germa të purpurta në kalendarin tim personal” tha Rama para gazetarëve duke shtuar se kjo fitore u përket të gjithëve edhe pse për tja arritur punoi vetëm gjysma dhe sidomos njëri më shumë nga të gjithë.
“Tashmë Shqipëria e ka njërën këmbë në Europë ndërsa tjetrën ende në Ballkan por nuk është momenti për qejfe dhe festa sepse ne jemi si një gjimnaziste mes provimeve dhe mbrëmjes së maturës” shpjegoi Rama duke vazhduar se një nxënës i mirë duhet tu shtrohet mësimeve e provimeve e më pas të festojë.
“Prioriteti i qeverisë është që negociatat të mbyllen sa më shpejt të jetë e mundur pasi sa më shumë kohë të rrimë shalëhapur aq më shumë rritet rreziku që dikush të përfitojë nga kjo” deklaroi kryeministri dhe duke u drejtuar nga gazetarët meshkujt shtoi se meshkujt e kuptonin më mirë se për cfarë e kishte fjalën.
“Sot gruaja ime të më falë pasi do ta tradhëtoj për herë të parë, sonte unë nuk do fle me të por me progres-raportin e Federica Mogherinit” u shpreh Rama në përfundim të takimit me gazetarët.